Kujdes, Instagram tani tregon nëse bëni ‘screenshot’

Aplikacioni në pronësi të Facebook ka filluar testimin e një veçorie e cila i lejon ndjekësit tuaj ta dinë nëse i keni bërë screenshot storjes së tyre.

Veçoria e frymëzuar nga Snapchat pritet të lansohet shumë shpejt në aplikacionin për fotografi dhe aktualisht është duke u testuar në Japoni, transmeton Gazeta Express.

Kjo vjen pas lajmeve se Instagram ka lansuar një vegël e cila i lejon ndjekësit ta dinë saktë se sa shumë keni qëndruar në aplikacion.