Shikoni këtë statistikë të ‘çmendur’ të De Geas ndaj Arsenalit

David De Gea ka qenë padyshim më meritori për fitoren e Manchester Unitedit në derbin e së shtunës ndaj Arsenalit në “Emirates”.

Portieri spanjoll, i cili ka një kohë të gjatë që kërkohet nga gjiganti Real Madrid, pati hiç më pak se 14 pritje në këtë ndeshje, më shumë se çdo portier tjetër deri më tani këtë sezon, shkruan Sky Sports.

Në fund United e fitoi ndeshjen me rezultat 1-3.

Më së shumti pritje në një ndeshje të Premier Ligës, De Gea kishte pasur në ndeshje kundër Chelsea (7), po në këtë sezon.