Real Madridi do ta dridh botën e futbollit me këtë super-transferim

Kevin de Bruyne është duke shkëlqyer në këtë sezon tek Manchester City.

Mesfushori belg padyshim që në këtë sezon është njëri ndër lojtarët më të mirë në premier Liga , andaj shumë skuadra e duan transferimin e tij.

Real Madridi është skuadra e parë që e do transferimin e De Bruynes, ku janë të gasthëm që të ofrojnë një shumë mbi 200 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Madje, madrilenët e kanë kontaktuar edhe agjentin e belgut, por që detaje të tjera ende nuk janë zbuluar, por që në verë pritet që të bëhet një ofertë gjigante në drejtim të Manchester Cityt./ORAinfo/