Momenti kur Isco trullosi Taulant Xhakën

Isco ka dhuruar spektakël mbrëmë në fitoren prej 3:0 të Spanjës kundër Shqipërisë.

Mesfushori i Real Madridit, Isco, ka bërë paraqitje fantastike mbrëmë kundër Shqipërisë, ku Spanja fitoi 3:0, shkruan Gazeta Express.

Isco realizoi golin e dytë për Spanjën, por përveç golit, ai dhuroi spektakël në fushë duke dribluar me shumë lehtësi lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Taulant Xhaka e Balliu ishin disa nga viktimat e 25 vjeçarit që mund ta shikoni në videon e më poshtme. /Gazeta Express/