Man United merr tjetër lajm të hidhur para ndeshjes me Liverpoolin

Pas Lukakus edhe Fellaini do të mungojë kundër Liverpoolit.

Pas Romelu Lukakus, Jose Mourinho nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e mesfushorit belg, Maroune Fellainit, raporton The Sun, transmeton Gazeta Express.

Fellaini u detyrua të lëshojë fushën në minutën e 29’të në përballjen e sotme, Bosnje – Belgjikë, ku triumfuan këta të fundit 3:4.

Lëndimi i tij nuk është lajm aspak i mirë për Manchester Unitedin, që ndeshjen e radhës në Premierligë do ta zhvillojë ndaj rivalit të përbetuar, Liverpoolit.

Kurse janë të lënduar edhe dy mesfushorët e tjerë; Paul Pogba e Michael Carrick. /Gazeta Express/