Ancelotti: Roma më dëshironte

Carlo Ancelotti ka bërë të ditur se Roma pyeti atë për të marrë drejtimin e klubit nga “Olimpico” dy vite më parë, “por, unë tashmë kisha nënshkruar me Bayern Munich”.

Trajneri italian u shkarkuar nga Bayerni javën e kaluar dhe tani lidhet me disa skuadra, përfshirë këtu ish klubin, Milanin.

“Presidenti James Pallotta më telefonoi dy vite më parë për të më sjellë te Roma, por unë tashmë kisha nënshkruar për Bayernin”, tha Ancelotti për “Il Messaggero”.

Ancelotti gjithashtu la të kuptohet se nuk do t’i shikojë as ndeshjet e Italisë, por as ato të Milanit apo ndonjë skuadër tjetër, kjo për të mos shkaktuar probleme apo për të mos i shtuar edhe më shumë spekulimet.

“Nuk do t’i përcjelli ndeshjet e Italisë, apo derbin e Milanos (Inter-Milan), sepse nuk dua të krijojë probleme për të tjerët apo që të rriten thashethemet”, shtoi ish trajneri i Real Madridit. /Gazeta Express/