“Xhesika” largohet nga “O Sa Mirë”? Së shpejti moderatore në këtë televizion

Aktorja Arta Nitaj, e cila u bë e njohur për publikun me rolin e saj si “Xhesika”, në serialin “O Sa Mirë”, është njëra ndër femrat më të përfolura në showbizin vendor, shkruan Sovrani.info.

Ajo po ka një sukses të jashtëzakonshem qoftë në punën që po e bën për serialin apo edhe jashtë tij.

E derisa kanë mbetur edhe dy ditë deri tek fillimi i Kupës së Botës, duket që Xhesikën do ta shohim në ekranin televiziv si moderatore. Bëhet fjalë për televizionin Dukagjini. Kështu ka njoftuar edhe moderatori nga ky televizion, Fidan Rama, i cili ka postuar një video të shkurtër ku shihet një ekip që do të marrë pjesë në panel për Kampionat Botërorë.

Për më shumë shikoni fotografitë që janë marrë nga kjo video.