Vitet s`ia lënë “shenjë” Albëries…Vazhdon të ‘mahnis’ me pamjen e saj…

E kush e ka menduar se Albërie Hadërgjonaj do të bëhej një nga femrat me trupin më seksi të estradës?

Këngëtarja nga Dukagjini ka ndryshuar tej mase që nga paraqitjet e saja të para. Ajo sot duket më elegante, më e bukur dhe me linja perfekte të trupit, shkruan Indeksonline.

Albëria i kushton vëmendje të madhe dukjes së saj, e kjo vërehet në llogarinë e saj në Instagram, meqë këngëtarja publikon foto të saja pothuajse në secilin eveniment që merr pjesë.

Duhet kujtuar se Albëria gjithmonë është njohur për bukurinë e saj, por edhe pas kaq shumë kohësh, duket se asaj nuk po ia “lënë shenjë” vitet.