Të qeshësh me lot…Ish-Deputeti dhe Kallashi i hipin demit

Për herë të parë në një emision shqiptar të ftuarit kalërojnë një dem.

Kjo ka ndodhur në “Xing me Ermalin” ku ish-deputeti Eduart Ndocaj dhe Kallashi kanë hipur mbi një dem mekanik dhe po mundohen të qëndrojnë sa më gjatë në të.

Hipja ka qenë shumë e vështirë dhe kjo ka bërë publikun të qeshë me lot, por pika kulminante është momenti kur të ftuarit rrëzohen nga demi.

Ndryshe nga Kallashi, Eduart Ndocaj rezistoi pak më gjatë mbi dem dhe e provoi dy herë.

Pjesë e lojës janë bërë edhe moderatori Ermal Mamaqi me Kejvina Kthellën.