Të ndarë por akoma bashkë, Genci dhe Miloti shembull për kolegët e tyre

U futën si Etno Engjujt në skenën e muzikës shqiptare për të qëndruar shumë vite së bashku.
Megjithëse shumë të suksesshëm e të pëlqyer nga publiku si grup, as Genci dhe Miloti nuk mundën t’i ikin trendit të ndarjes së grupeve, shkruan GazetaExpress.

Ishte emisioni Express Rozë, i cili i pari solli rrëfimet e dy anëtarëve për arsyet e ndarjes e që nuk kishin të bëjnë me ndonjë mosmarrëveshje apo konflikt, por thjesht ndarje rrugësh.

E që janë ndarë mirë dhe vazhdojnë të mbesin miq e vërteton mbështetja e vazhdueshme që i bëjnë njëri-tjetrit edhe pas ardhjes në skenë si solo artist.

Madje i habitshëm është fakti që dyshja edhe pse të ndarë vazhdojnë të mbajnë koncerte bashkë dhe madje të paraqiten me emrin e përbashkët si Etnon.

Miloti dhe Genci janë një shembull për të gjithë artistët e sidomos reperët që kanë prishur grupet dhe vazhdojnë karrierën solo pa i përkrahur kolegët e tyre me të cilët morën hapat e parë drejt famës.

Ndryshe Miloti që tashmë paraqitet si Bigem së fundmi ka ardhur në bashkëpunim me këngëtarin Gena, këngë kjo që u pëlqye nga një masë e madhe e publikut.

Në anën tjetër edhe Genci sapo ka publikuar “Unstoppable” së bashku me Dj Dag dhe Dj PM./GazetaExpress/