Rozana Radit i shkatërrojnë makinën, autori rrezikon burg

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi e ka pësuar keq këtë pasdite.
Një përson dashakeq i ka masakruar makinë. Rozana e ka postuar gjendjen e automjetit të saj në InstaStory dhe është më e revolutuar se kurrë deh me të drejtë.

“Si mund të jetë kaq i ligë shqiptari? Shikoni si ma kanë bërë makinën. Nuk do lë kamera pa hapur dhe nuk do e lë pa gjetur.”- ka shkruar Rozana në njërën nga videot e postuara.

“Do vë kamera në makinë, e po se kapa mos më thënçin Rozana. Se di si marrin frymë këta qyqarë”.- ka sgkruar Rozana duke siguruar se personi i cili i ka bërë këtë të keq do e paguajë me patjetër. /Gazeta Express/