Rita Orës i del ‘zogu’ në shesh

Gjatë karrierës së saj ajo është fotografuar me veshje të shumta provokuese, e shpeshherë edhe e zhveshur e tëra.

Kanë kaluar tashmë disa muaj që ajo është kapur nga paparacit e veshur me veshje të viteve të 20′-ta përderisa po bëheshin xhirimet e filmi “Wonderwell” në Romë ku edhe ajo do të marrë pjesë.

Këngëtarja 27-vjeçare kishte veshur një fustan të zi të shkurtër me pelush, i cili i nxirrte në pah trupin perfekt dhe çizme të gjata.

Por në një moment, Rita ka treguar më shumë se ç’duhet nga vetja, teksa është përkulur për të rregulluar çizmet.

Shihni fotot mëposhtë: