Pornostarja rrëfen çastet intime me Trump: Ia hoqa pantallonat, pastaj…

Stormy Daniels, aktorja e pornografisë e përfolur për marrëdhënien intime me Donald Trump, ka treguar në një emision televiziv gjithë eksperiencën e saj me presidentin aktual.

Aktorja 39-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, u pagua nga avokati personal i Donald Trump për të heshtur në lidhje me marrëdhënien e saj të dyshuar me kandidatin republikan për president, para zgjedhjeve elektorale.

Tani, Daniels ka thyer kushtet e marrëveshjes dhe ka treguar gjithçka.

Ajo ishte një prej aktoreve më popullore në industrinë e filmave për të rritur, teksa u njoh me Trump gjatë një eventi golfi në korrik të vitit 2006.

Ajo thotë se presidenti aktual e ftoi për darkë dhe të dy u takuan në suitën e tij në hotel. 12 vite më pas, në 25 mars, ajo tregon detaje.

Duke folur në emisionin e Anderson Cooper, në CBS, Daniels tha:

Nisi gjithçka duke folur për të. Ai më fliste për veten dhe më pyeti “E ke parë revistën time të re?”, ndërsa unë iu përgjigja “Kështu funksionon zakonisht për ty?”. Dukej sikur nuk e kuptoi për çfarë po i flisja. E kisha fjalën “Vetëm për veten flet gjithmonë?” Mendova se dikush duhej t’ia hiqte atë revistë nga dora”.

Ajo shton më tej:

Nuk do ta harroj kurrë fytyrën e tij. Nuk besoj se dikush i ka folur nddonjëhrë ashtu, veçanërisht një femër e re në moshë, si mua. Pastaj i hoqa pantallonat. Kishte veshur të brendshme, mbathje. Për të ishte e rëndë”.

Foto: Stormy Daniels