Përmirësohet gjendja shëndetësore e Morena Tarakut

Morena Taraku është një ndër femrat më aktive në rrjetet sociale.

Si pasojë e angazhimeve të shumta në projekte të ndryshme, bukuroshes në një moment i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ajo kishte publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa merrte ushqim artificial (infuzion).

Por, duket se zeshkania ka marrë veten dhe çdo gjë është në rregull nëse bazohem në videon e fundit.

Taraku shihet shumë mirë dhe e hareshme si gjithmonë, megjithëse në dorë mban një fashë.

Theksojmë se këngën e fundit që e solli në bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ PM, “Femnat”, deri më tani është shikuar mbi 1.3 milion herë në YouTube.

Ndryshe, ajo është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore si dhe të modës gjersa po jeton dhe vepron në shtetin turk. /Telegrafi/