Para dy jave i vdiq vajza, por e dhimbshme ajo se çka i kërkoj Çun Lajçi, Ramush Haradinajt

Aktori Çun Lajqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, transmeton RepublikaOnline.

Lajqi ja len “amanet” Ramushit që mos të leshoj pe në qështjen e demarkacionit ku sipas ti “Isa e Hashimi” po dojn me na shitë tokën, tokën ku u lind e u rrit Bubulina (Vajza e Çunit)/
Lexojeni postimin e plotë të tij:

Z.Kryeministër Ramush Haradinaj

Shumë vite i lash atyne çukave, pllajave e sukave. Nëpër çeta e rudina i mbolla vitet e rinisë sime e Çakorrit i thura lavde n’kangë.
Por…s’ besova se kur t’me gjenë Liria të plakun, vllau që thoshte unë të çlirova, do t’mi shuan andrrat e mia!
Ti gjithçka bane, por vetëm mbete, se ne u lakuam si thuprat n’dorë tradhëtarësh e për pak pare Ty shpinden ta kthyem, e shkuam pas atyne që falin!
Ramush.
Isa e Hashimi me drapën m’i korren gjurmët e unë i cunguem mbeta bjeshkëve te mia.
Dhe përkundër dhimbjës për vdekjen e fëmiut po e marr fuqinë me shkrua.
Jo me sha, se borxh prej Zoti s’e kam,por me i mallkua.
Se bjeshkët e Atdheu mbi vdekjet tona janë.
Kur ia hudha kacinë e fundit me dhe Bubulinës, i thashë: natën e mirë, mos u tut se Çakorrin roje e ke.
Po jo, këta prap lugat u çuan!
Ky Enveri juaj, n’Vashington tue i lëpi buzët e tue u pispillua, ngreh kryet e gjelit e thot: ne kufinin do ta ratifikojmë!
He t’mjerët ju për shpirtin e shitun e sytë e verbuem nga lakmia.
Çfarë do tu thoni nesër mbi varr fëmijve tuaj?
Natën e mirë si unë?
Apo,
Na falni që ia shitem Çakorrin vajzës Çunit!
Tani i thyem shpresash po mallkoj rrugëve t’humbuna.
Për fajet tueja po qaj këtu n’Australi, nisoj si për Bubën që lule të Çakorri e mbolla.
E shitet Atdheun bashkë me shpirtin Enver, Isë e Hashim, e ne grindemi mes veti n’pamundësi me iu ba ball, e Ramushit me i ndihmua.
Kurrë dritë mos pafshi!