Nuk i del një Mihrije, Naimi i bën dy

Naim Abazi po del të jetë njëri ndër bashkëshortët më me fat në estradën shqiptare dhe kjo me plotë të drejtë.

Bashkëshortja e tij Mihrija vërtetë u tha stop viteve, e këtë po e dëshmon çdo ditë e më shumë me freskinë që po sjell përmes imazheve të reja të realizuara në kuadër të fotosesioneve.

Madje ditët e fundit publikoi disa fotografi radhazi të cilat të japin bindjen e një vajze 20 vjeçareje e jo një bashkëshorteje apo nëne, shkruan Kosovarja.

Por, kësaj radhe kemi ndarë një imazh më ndryshe se sa të tjerët, teksa keni rastin t’i shihni dy ‘Mihrije’, njëra krejt reale ndërsa tjetra vetëm pasqyrim i saj.

Jo rastësisht bën zgjedhje të tilla këngëtarja, por di kur të ‘godasë’ e çka është më unike.