Një mijë trëndafila për Lola Haradinajn

U bë e njohur që në rini të hershme, sepse ishte vajza e Mustafë Muçaj, sepse ishte motra e Anitës, sepse ishte simpatike, shkruan “Kosovarja”.

Përtej të qenit simpatike dhe e veçantë, ajo ishte e talentuar në muzikë dhe moderim. Muzikën e la në mes, ani pse zëri i shkonte mirë.

Lola, ka treguar vetë se ishte Dauti ai që nuk e pëlqej idenë që ajo të merrej edhe më tej me muzikë, shkruan “Kosovarja”.

Lola Muçaj e dikurshme sot është Lola Haradinaj dhe ndihet e lumtur në krahët e të shoqit Dautit dhe fëmijëve të tyre.

Sot, ajo cilësohet si një nga femrat më me stil, e tillë duket edhe në këto foto, me këtë këmishë me një mijë trëndafila./Kosovarja/