Muaji i mjaltit vazhdon për Marinën publikon foton seksi, por…

Për moderatoren Marina Vjollca duket se muaji i mjaltit nuk ka fund.

Ajo vijon të publikojë herë pas here foto nga Xhamaika atje ku është duke kaluar disa javë mjaft romantike me bashkëshortin e saj Getoar Selimi. Këtë herë Marina ka publikuar një foto mjaft sensuale në të cilën shfaqet e shtrirë në shezlong duke u relaksuar pafund.

Megjithatë duket se Marina nuk ka dashur të publikojë një foto provokuese, pasi pjesën e të pasmeve ajo e ka mbuluar me një “arush” të vizatuar. Rreth një muaj më parë ajo dhe partneri i saj reperi Getoar Selimi u lidhën në martesë në një ceremoni mjaft të bukur në Gjirin e Lalzit, ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur.

Gjithashtu Marina është ende duke u bërë gati për sezonin e ri televiziv, i cili nuk do të gjej në Top Channel por në Tv Klan me një spektakël mjaft të madh muzikor, i cili do të jetë vetëm nën drejtimin e saj dhe do të nisë së shpejti.

Marina u largua nga Top Channel ekran në të cilin qëndroi shumë vite dhe ku prezantoi programe të ndryshme si dhe i dhe nisje karrierës së saj. Gjithashtu në këtë ekran vijon të jetë e punësuar motra e saj, Luana Vjollca, e cila gjithashtu pritet të nisë një program të ri në Top Channel gjatë mbrëmjeve të së shtunës./Gazeta Express/