Morena Taraku përfundon në spital, në Stamboll

Ajo është një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, shkruan GazetaBlic.

Flasim për Morena Tarakun e cila cilësohet si një nga femrat që vishet më bukur.

Atë gjithmonë e shohim me veshje nga më të shtrenjtat, duke e bërë të duket mjaft e veçantë, e që ajo vet nuk heziton t’i tregoj dhe për ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

Përveç kësaj udhëtimet e saj janë të shpeshta në shtete të ndryshme.

Së fundmi, ajo ka udhëtuar drejt Turqisë nga ku dhe po publikon fotografi dhe video të ndryshme, por ajo çfarë ka habitur është postimi i saj i fundit teksa shihet e shtrirë në spital, por se çfarë po ndodhë realisht nuk ka dhënë detaje.