Ky kolegë i bëhet ‘mik i shpisë’ Shyhrete Behluli, do të befasoheni!

Me siguri do ju shkonte në mend bashkëpuntori i saj i dikurshëm dhe më i afërti, Mahmut Ferati, por realisht bëhet fjalë për dikë tjetër, shkruan Kosovarja.

Është ky reperi Gold Ag, i cili për Shyhretën po del të jetë pos një bashkëpuntor në tri duete, edhe një mik shumë i afërt i gjithë familjes Salihu.
Kjo konfirmohet përmes këtij imazhi që ka publikuar reperi në fjalë, teksa shihet në një tavolinë të përbashkët me anëtar të tjerë të familjes së këngëtares Shyhrete Behluli, përfshirë këtu edhe njërën nga kompanitë muzikore. Përmes saj, u nënkuptua edhe bashkëpunimi i radhës mes dyshes, e që nuk ka fije dyshimi se do të mirëpritet njësoj si bashkëpunimet e para.
Vetëm se mbetet peng tematika që do të trajtojnë në këngën e radhës, duke qenë se i shterruan ato që flasin për dashurinë ndaj nënës e motrës.

/Kosovarja/