Kjo është villa të cilën Real 1 thotë se e ka blerë

Janë dy prej reperëve më të komentuar aktualisht në shtypin rozë.
Bëhet fjalë për DJ Blunt dhe Real 1 të cilët janë bërë shumë aktiv në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Pikërisht videot e tyre me të cilat në të shumtën e rasteve u bëjnë “diss” reperëve të tjerë, janë bërë shumë të komentuara.

Së fundi, dyshja të cilët tashmë quhen me emrin artistik “Shaolinat”, kanë ndarë me ndjekësit disa video në rrjetin social Insagram.

Përmes tyre ata prezantojnë një villë nga brenda dhe jashtë saj, shtëpi të cilën Real thotë se e ka blerë. /Lajmi.net/