Kështu pozon Lulja e Medes pranë vjehrrës

Shumë njerëz raportin mes nuseve dhe vjehrrave e shohin me sy negativ, pasi përshtypja e përgjithshme është se mes rejave e vjehrrave përherë ka keqkuptime, ligësi e një farë konkurrence që duket sikur nuk mbaron kurrë, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, jo gjithmonë është kështu, jo të gjitha nuset shkojnë keq me vjehrrat ose anasjelltas. Ka edhe të atilla që gjejnë gjuhë të përbashkët, respektohen e duhen.

Raport të mirë me vjehrrën ka edhe Lulja, bashkëshortja e Medes, e cila ia kalon shumë mirë nën shoqërinë e nënës së të shoqit. Të dyja kanë mjaftë konsideratë për njëra tjetrën, shkruan “Kosovarja”.

Në Instagramin e saj, ndër tjerash Lulja ka vendosur edhe foto ku shihet pranë vjehrrës, madje duket se ka pozuar me shumë qejf./Kosovarja/