Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund beqarisë, larg syrit të publikut

Martesa trokiti në derë edhe për njërin nga këngëtarët kosovarë.

Enis Bytyqi i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar me martesë dashurinë e tij disavjeçare me një vajzë të quajtur Rina.

Megjithëse është munduar që ceremoninë ta mbajë sa më private, një fotografi e momentit të celebrimit është bërë publike, shkruan Prive.

Enisi dhe Rina duken shumë elegantë në këtë manifestim intim të dashurisë së tyre, ndërsa gjithçka është zhvilluar larg syrit të publikut.

Ndryshe sikur ajo mban titullin kënga më e re e Enisit e titulluar “Sikur ajo”, të cilën e solli të realizuar me videoklip.