Ja kush e shëroi nga depresioni Kallashin

Ishte sensacion për vite me radhë në skenën tonë dhe këtë e arriti falë provokimeve të saja të njëpasnjëshme të cilat nuk i ndaloj për vite me radhë.Është kjo Donjeta Kosumi e njohur me nofkën Kallashi, erdhi rrufeshëm në skenën e showbizit si një valltare e klubeve të natës e si e tillë edhe u tërhoq nga skena duke lënë shumë gjurmë prapa vetes të cilat mbeten të arkivuara si në mediat sociale ashtu edhe në profilet e saja.Deklarata që bëri bujë së fundi ishte tërheqja e saj e përhershme nga skena, konkretisht nga ajo për çka u bë e njohur, për t’u larguar kështu edhe nga Kosova.

Tani ka nisur një jetë të re me vendqëndrim në Zvicërr, ku aktivitetin e saj po e ushtron në njërën prej klubeve më të njohura “Insomania discoclub”, prej ku kohë pas kohe publikon edhe imazhe nga atmosfera atje.
Lajmi për distancimin e saj total, bëri bujë mediatike duke u aluduar në periudhë krizash e depresioni nëpër të cilin po kalonte Kallashi, por që si duket gjithçka ka marrë rrugën e duhur dhe jeta e saj i është kthyer normalitetit./Kosovarja.