Ja çfarë bën Ami bashkë me vogëlushin e saj darkave!

Moderatorja Amarda Toska ka publikuar në rrjete sociale një video në të cilën shfaqet vogëlushi i saj Joel duke pikturuar thonjtë e tij.

Moderatores i është dukur mjaft për të qeshur kjo pamje dhe krahas saj ka shkruar: “Po bëjmë manikyr,”-ka shkruar Ami.

Aktualisht ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ndonëse ende nuk është shprehur se çfarë është.

Amarda prej vitesh tashmë është e martuar me komedianin Ermal Mamaqi.

Më parë Ami ka qenë balerinë, ndërsa më vonë karrierën e saj e ka vazhduar si moderatore në programe të ndryshme në Top Channel dhe në Vizion Plus./Gazeta Express/