Harroni prezantueset tjera! Kjo është moderatorja që do ju shoqërojë gjatë kampionatit botëror!

Sezona më e bukur e vitit po starton. Të gjithë ata që janë të apasionuar pas futbollit, për pak ditë do ta jetësojnë ëndrrën e tyre të madhe, kanë mundësi që të shikojnë takimet më epike brenda fushës së futbollit.

Sigurisht që edhe mediumet shqiptare do të jenë afër publikut për të transmetuar dhe komentuar të gjitha ndodhitë që do të shoqërojnë këtë kampionat botëror, ani pse vetëm RTK-ja ka të drejtat ekskluzive për të transmetuar të gjitha ndeshjet.

Tashmë në rrjete sociale kanë filluar që të qarkullojnë disa video dhe fotografi të stafit që do të jetë pjesë e transmetimit më të mirë të takimeve në këtë botëror, që do të mbahet në Rusi.

Ajo që bie më shumë në sy është gazetarja Alba Merovci, e cila do të jetë moderatorja e vetme që do të ju shoqërojë në këtë kampionat, në televizionin publik.

Në fakt ajo është vajza e Adnan Merovcit dhe tashmë paraqitjet e saj në televizion po shpeshtohen dita ditës.
Në vijim do ju sjellim disa fotografi të vajzës që do ju shoqërojë në këtë muaj të futbollit në RTK.