Florian Beqiri: Ma ka vjedh jaknen Shyhretja

Dy artistët veshin pallto gati të njëjta Padyshim se për artistë shqiptarë njëra ndër pjesë më të rëndësishme është edhe pamja e jashtme, të cilës i kushtojnë shumë vëmendje.

Me veshjet që përdorin për paraqitjet e tyre të ndryshme, lirisht mund të themi se ata krahasohen edhe me yjet botërore, shkruan rtv21.tv Jemi mësuar të shohim fotografi të ndryshme të cilat tregojnë se të famshmit i kopjojnë artistët botëror, por me deklaratën e fundit të Florian Beqirit do të befasoheni.

Ai me shaka ose jo e akuzon këngëtaren e mirënjohur Shyhrete Behlulin se ia ka “vjedhur” jaknen.

Në një fotografi që ka publikuar shihet se Shyhretja dhe Floriani i kanë palltot pothuajse të njëjta. “Ma ka vjedh jaknen Shyhretja” ka shkruar ai sipër fotografisë së publikuar në Instastory. Kjo po del të jetë një rastësi interesante për të cilën Shyhretja nuk ka reaguar