Festë në familjen e Stresit ! Urimi special i stresit për babain e tij

Babai i reperit Sresi feston ditëlindejn dhe ai i ka dedikuar një status emocionues në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një statusi të postuar në “Instagram” Stresi midis të tjerave e ka quajtur babin e tij Bibël e Kuran, duke thënë se çdo fjalë e tij i duket si fjala e zotit.

“Happy Birthday i shtrenjt baba, me mirënjohje të thellë më dalin këto fjalë nga shpirti. Je si një idhull për mua, je heroi im, je shembulli më i mirë në rrugën që unë ndjek. Je shoku më i denjë që kam, je mirëkuptuesi më i mirë për mua. Në çdo çast të vështirë që kam kaluar gjithmonë ke qenë si një busull drejtuese për mua. Je kritiku që më ka frenuar që pa hedhur hapin e gabuar, je këshilluesi më i saktë e që më bëre të mos gaboj kurrë në jetë. Je BIBEL, je KURAN, çdo fjalë e jotja tingëllon si fjalët e të madhit ZOT. Të dua shumë shumë sepse kam gjakun tënd, sepse jam djali jot që nuk të zhgënjeu kurrë. Gjithmonë do ndjehem krenar për ty. Ke qenë babai ideal për mua. I tillë do mbetesh deri në fund … edhe në kujtimet e mia. U bëfsh edhe 100 vjeç bab”-ka shkruar Stresi bashkangjitur fotos së babait të tij./Gazeta Express/