Emocionuese: “Gjakovari” i “O sa mirë” kujton nënën e ndjerë

Të ftuar këtë javë në “Përrallë me Tupan”, ishin aktorët e serialit “O sa mirë”, Edi Kastrati i njohur me rolin e gjakovarit, Arbnor Ramabaja si dhe Kushtrim Qerimi, i njohur si Rrahmoni nga Llapi.

Edi përveqse aktor, ka disa vite që është drejtor i Teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu”.

Ai tregoi se është i martuar dhe ka dy djem. Edi gjithashtu me emocione kujtoi edhe nënën e tij të ndjerë, duke thënë se ishte shumë e kujdesshme ndaj tij, si një engjëll mbrojtës.

Për më shumë ndiqni emisionin: