E përmend gjithmonë…Më në fund Cima na prezanton me gruan e tij Shukrijen…

Rasim Thaçi – Cima është njëri ndër humoristët tanë i cili me paraqitjet e tij humoristike ka arrit të mbledh shumë fansa pranë vetës, shkruan “Kosovarja”.

Cima ka pas shumë role, e shumë humore të mira, madje ai edhe sot bën humor të mirë dhe vlerësohet shumë nga të gjithë. Në paraqitjet e tij nëpër intervista, si në hajgare Cima shpesh herë ka fol edhe për bashkëshorten e tij Shukrijen. Por, që atë nuk e ka pas asnjëherë në paraqitjet publike. E duket se, pas shumë vitesh karriere humoristike, Cima më në fund ka vendos ta publikoj edhe Shukrijën e tij që e do aq shumë ai.

Në një foto që Cima ka nda me ndjekësit e tij në instagram, shihet se është së bashku me bashkëshorten e tij Shukrijen. Një zonjë e cila duket shumë bukur. Por, nuk janë vetëm cifti. Ata në këtë foto shihen me nipin dhe mbesat e tyre. E foton në fjalë Cima e shoqëron me këto rreshta: “me nipin dhe mbesat dhe te bukuren time”, duke e shoqëruar foton me një zemër e që i dedikohet pikërisht Shukrijes. Vlen të cekim se Cima e ka Adelina Thaçin vajzë, e fëmijët në foto janë të këngëtares në fjalë. Ku vërehet se Adelina më shumë i paska ngjarë nënës së saj Shukrijes se sa babait Rasimit. Si mendoni ju?