E pabesueshme, por ky është aktori ynë Qumili!

Jo më kot mund t’i vihet epiteti legjenda e humorit tonë shqiptar, meqë prej shumë vitesh është ‘fryma’ e skenës së artit, shkruan Kosovarja.

Po flitet për humoristin e njohur Sevdai Radogoshi-Qumili i cili përveç aktivitetit prej artisti po e shfrytëzon edhe pjesën e medies sociale, aty ku hapësirën më të madhe rikthen memorien e audiencës me imazhe të ndryshme.
Një nga këto imazhe Kosovarja sjell edhe tani për ju, për më tepër nuk e keni parë asnjëherë, por është ndër fotografitë më të bukura që mund të ketë publikuar humoristi. Kjo foto që shfaq në moshë krejt rinore ‘Qumilin’ është realizuar përgjatë kohës kur punonte në koperativën bujqësore “Erenik” në Gjakovë. Derisa aktiviteti i tij pas kësaj kohe, nuk përfundoi aty.

Angazhimet rreth artit nuk i munguan asnjëherë falë zotësisë që tregoj kurdo që u paraqit para publikut që aq shumë e admiron. /Kosovarja/