Cima bëhet nostalgji: ‘Kuku bre cfar kohe bukur ka qen’

Me emocion dhe nostalgji jo vetëm ata mund të kujtojnë këtë kohë por një publik i tërë që përcjellën ndër vite skeçet e tyre humoristike të treshes së paharruar ‘Treshi Përsheshi’.

Rasim Thaçi kujton me shumë nostalgji, kohën ku për ta ishin vitet më të arta dhe më të suksesshme. Përkrahë humoristëve ndodhet Hyvzi Krasniqi, njeriu që më dekada iu drejtua publikut nëpërmjet mikrofonit, shkroi të pa numërta tekste këngësh. Bashkëpunoi me emra të mëdhenj të radiostacioneve të ndryshme.

Me përgjegjësi, përkushtim, dashuri dhe profesionalizëm ushtroi profesionin si prezantues. Dhe pikërisht Hyvziu ishte ai që zbuloj talentin e Cimës dhe Lecit ku vazhduan dhe mbajtën gjallë publikun shqiptar me rrëfimet më të bukura të cilat ata me përsosshmëri i shëndërruan në humor.

Dhe kështu pas shumë vitesh atyre iu bashkëngjit edhe Qumili dhe u formua “Treshi Përsheshi’ Sevdai Radogoshi-Qumili, Rasim Thaçi-Cima dhe i ndjeri Ibrahim Krajkova-Leci.