Çfarë po ndodh me “Kaderin” në jetën reale?

Kader është njëra ndër aktoret e serialit tuaj të preferuar “Beni Affet”.

Ajo në këtë serial ka një rol dytësor por që pëlqehet shumë nga masa.

Kader në këto episode ndodhët në burg, shkak për këtë është se ajo e ka vrarë të dashurin e saj i cili e kishte gënjyer se e dashuronte ndërsa vetëm e kishte përdorur që t’i afrohej kunatës së saj “Lejlës”.

Kader në këto episode pritët që të lirohet nga burgu, pasi që asaj i ka ndihmuar babai i cili u shfaq pa pritur, pasi që mendohej se kishte vdekur, shkruan Kosovarja.

Për ju që e ndiqni vazhdimisht serialin “Beni Affet”, tashmë edhe e dini rrjedhën e serialit se si ka ndodhur çdo gjë. Mirëpo ju keni dëshirë që të dini për jetën private të saj, apo jo?

E ne sonte ua sjellim një pjesë të privatësisë së Kaderit, përmes fotografive të saj. Ajo vazhdon të gëzoj statusin “single”, nuk është momentalisht në lidhje me asnjë. Dhe duket se po e shijon bukur mirë ndjenjën e të qenit “beqare”.