Baby Gee nuk ndalet së reklamuari të pasmet e mëdha

Këngëtarja nga Kuksi, Gordana Kingji apo siç njihet tek ne Baby Gee është njëra ndër artistet më të përfolura të skenës muzikore, shkruan Gazeta Blic.

Famën e arriti që kur ishte pjesë e grupit ‘On Records’, me të cilin ka ndërprerë bashkëpunimet tash e një kohë.

Megjithatë, këngëtarja Kingji nuk po ndalet, ajo momentalisht gjendet në Miami duke shijuar suksesin e këngëve të saj, por përveç karrierës ajo është paksa edhe provokuese.

Në rrjetin social ‘Instagram’, publikon imazhe të llojllojshme e më së shumti komentohen imazhe seksi. E tillë është edhe kjo e fundit gjersa ekspozon të pasmet e mëdha.

Kënga e fundit që ka publikuar është ‘Mos u nal’, që ka kaluar mbi 3 milionë klikime. /GazetaBlic./