Baby G: Një ditë do të jetojë në një vilë të madhe me femra të pasura

Baby G thotë se nuk ka kohë për meshkuj

Këngëtarja e hitit “Mos u nal”, Baby G i ka habitur të gjithë me një shkrim që ka publikuar sot në rrjetin social Instagram. Ajo ka thënë se një ditë do të jetojë në një vilë të madhe me femra të pasura, ndërsa ka treguar se nuk ka kohë për meshkuj, por vetëm për punë, shkruan rtv21.tv “Kam nevojë për disa vajza të pasura. Më shkruani. Një ditë do të jetojë në një vilë të madhe me femra të pasura.

Do të jemi të lumtura dhe do të sigurohem që të gjitha vajzat e mija të jenë të lumtura. Punë, punë, punë, nuk ka kohë për meshkujt. Më dërgoni foto tuaja dhe më flisni pak për veten”, ka shkruar Baby G.

Ndryshe, konflikti i këngëtares Baby G dhe shoqes së saj, Bletës u bë kryelajm në mediat rozë shqiptare kohë më parë.

Një ngjarje që rrodhi me shumë akuza drejtuar njëra tjetrës, Baby G e Bleta Gashi ishin në qendër të vëmendjes. Baby G pretendon se u tradhtua nga shoqja e saj, ndërsa Gashi i hedh fajin këngëtarës, dhe e gjitha kjo “luftë“ u bë në Instagram.