Adelina nis sezonin veror: Shfaqet në bikini

Loading...

Temperaturat në rritje dhe hyrja në muajin Maj ka bërë që rrjetet sociale të mbushen nga fotografi të fytyrave publike në plazh.

Dikush këtu afër, e dikush drejt destinacioneve tropikale, në fund të fundit secili prej tyre po e shijon hyrjen në sezonin e verës.

E në këtë grup bën pjesë edhe këngëtarja Adelina Ismaili.

Ajo ka postuar një imazh në rrjetin social Instagram ku shfaqet e shtrirë në shezllon duke marrë rreze dielli në atë që duket të jetë starti i verës 2018.

Kujtojmë se format e Adelinës janë të shkëlqyera, një vit pas lindjes së parë, kur erdhi në jetë Uliksi. /Prive.al