A po bën shkelje ligjore bashkëshorti i Argjentinës më këtë veprim

Ndonëse shumë vende në Kosovë janë të mbrojtura me ligj nga Instituti i Kosovës për mbrojtjen e natyrës, nga shumë zona më sipërfaqe të madhe janë dy parqet Kombëtare ‘Parku i Sharrit’ dhe ‘Bjeshkët e Nemuna’, shkruan Kosovarja.
Këto dhe shumë hapësira janë të mbrojtura nga gjuetia e kafshëve dhe dëmtimi i faunës. Por sa respektohet nga qytetarët, e kjo krejt varet nga vetëdijesimi i tyre dhe nga respektimi i ligjit nga ta. Janë shumë nga ata që e duan natyrën por duke mos u kujdesur për të aspak, shpesh shkojnë ë deri në dëmtim dhe shkatërrim të saj dhe më degraduesja edhe hedhja e cigares që në ditë me temperatura të larta shkaktojnë edhe zjarre të cilat shkaktojnë dëme të mëdha. Është edhe këngëtarja Argjentina Ramosaj ku viziton shpesh bjeshkët e Rugovës dhe vendin nga ajo vjen Deçani.

Me imazhet që ajo sjell të mrekullon me pamjet që të jep ajo pjesë, por bashkëshorti i saj sjell një imazh dhe një veprim aspak të mirë. Ai shihet më një mjet në dorë që në popull njihet në shumë zona si ‘Prraçka’ e në shumë të vende edhe me terme tjera. Ky mjet njihet për gjuajte, goditje të zogjve, ku bashkëshorti i Argjentinës këtë e praktikon në malet e Rugovës. A po i thyen rregullat dhe ligjin, duke dëmtuar kështu dhe duke sulmuar zogjtë në atë zonë e cila edhe kjo pjesë është e mbrojtur. /Kosovarja/