Restoranti serb shërben ushqim vetëm nga kuzhinat e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën

Pavle Korcagin është një restorant familjar në Beogradin qëndror.

Pika unike e shitjes është menuja e saj e ndryshme ndërkombëtare, që shërben kuzhinë angoleze, spanjolle, irakene dhe indiane, pranë gjellave xhamajkane, kazane, marokene dhe izraelite.

Korcagin ka vetëm një rregull kur është fjala për zgjedhjen e shijshme kombëtare që shërbejnë – gjella në fjalë duhet të vijë nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është e njohur nga 110 vende pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008 dhe deri më tani përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme me mes Serbisë dhe Kosovës kanë dështuar, pasi Serbia ende mundohet të konsideroj pjesë të vetën Kosovën, transmeton lajmi.net

Ndërsa restoranti Korcagin është një restorant me ideologji tërësisht politike. Brena këtij restoranti ka fotografi të liderëve komunistë dhe socialistë si Tito, Stalini, Lenini dhe Che Guevara e poashtu thënje të tyre.

Restoranti është në Beogradin qëndror dhe është i frekuentuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë ndërsa ushqimet që servohen në këtë restorantë janë vetëm të vendeve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe të gjitha këto ushqime përgatiten nga kuzhinierët serbë.

Pronari i këtij restoranti është Vojin Kuçiç dhe këtë restorant e ka trashëguar nga babai i tij. Gazetari i cili ka realizuar këtë storje e ka bindur mjaftueshëm pronarin se nuk është një “ekstremist pro-shqiptar” në mënyrë që ta bëjë të flasë.

Gazetari: A mendoni se shumë njerëz në Serbi mbështesin temën e restorantit tuaj?

Vojin Kuçiç: Nuk mund të imagjinoj që dikush që jeton në Serbi mund të ketë diçka kundër vendit tonë. Përveç disa OJQ-ve, të gjithë me të vërtetë janë mbështetës.

Gazetari: Pra, nuk shihni ndonjë gjë të gabuar me mesazhin e Korçaginit (restorantit)?

Vojin Kuçiç: Jo, jo nga këndvështrimi ynë. Ndoshta një shqiptar mund të ketë problem me të. Kjo është vetëm mënyra jonë për t’i bërë serbët të vetëdijshëm për aleatët tanë. Shpresojmë se njerëzit pasi të largohen nga restoranti do të mësojnë shumë për kulturat dhe vendet që shfaqen në menunë tonë. Pra, shumë vende nuk e njohn pavarësinë e Kosovës dhe njerëzit duhet të dinë për to.

Gazetari: Si e vendosni ju atë që shkon në menunë tuaj:

Vojin Kuçiç: Klientët tanë gjithmonë rekomandojnë kuzhinat që duhet të shtojmë. Ne përpiqemi të jemi sa më bashkëkohorë që të mundemi. Këtë javë, ne kemi shtuar gjellën bjelloruse dhe më pasë do të shtojmë një ushqim me delikatesë nga Guinea-Bissau.

Gazetari: A do të mirëpritej një shqiptar këtu?

Vojin Kuçiç: Sigurisht, për aq sa kohë ata nuk janë eksremistë. Gjithkush është i mirëseardhur këtu.

Gazetari: Në bisedën tonë më parë, ju përmendët se keni pasur një “problem me homoseksualët”. Pra, kur thoni se të gjithë janë të mirëpritur, a përfshinë kjo homoseksualët?

Vojin Kuçiç: Unë nuk e mbështes homoseksualizmin dhe kurrë nuk do ta mbështes. Por ajo që njerëzit bëjnë jashtë restorantit tim, është zgjedhje e tyre. Gjithkush ka të drejtë në zgjedhjen e vet, por nuk mendoj se kjo është në rregull.

Gazetari: A mendoni se është një lëvizje e zgjuar për të përzier ideologjinë me ushqimin?

Deri tani, nuk kemi pasur asnjë reagim negativ. Ne nuk mbështesim asnjë parti politike, por ajo që ne mbështesim është diçka që shumica e njerëzve në Serbi, tashmë besojnë.