Zbulohet pasuria e Halil Matoshit

Këshilltari i Kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka publikuar pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsion.

Matoshi ka nën-pronësinë e tij një truall që kap shumën 20 mijë euro (20,000,00), ndërsa ka edhe një shtëpi familjare të cilët e ka siguruar me kursime e kredi bankare që kushton 25 mijë euro (25.000.00).Para të gatshme Halil Matoshi ka gjithsej 7 mijë euro.

Tek të hyrat vjetore, Matoshi nga kryeministria merr pagën prej 517 euro. Ndërsa nga Klan Kosova, këshilltari i kryeministrit ka deklaruar se merr 400 euro.