Zbardhën detaje të reja: Ivanoviqin e vranë dy persona?

Kamerat e sigurisë thuhet se kanë kapur gjithçka . Nuk dihet nëse shihet qartë futura e vrasësit të Oliver Ivanoviqit, por dihet një gjë.

Që vrasësi ishte i shoqëruar në momentin kur ka gjuajtur mbi kryetarin e SDP Oliver Ivanoviq.

Sipas Kuririt serb, janë rreth 20 kamera të cilat kanë kapur çdo lëvizje të vrasësve të Ivanoviqit, raporton gazeta Express.

“Në likuidimin e Oliver Ivanovic, një nga udhëheqësit e serbëve të Kosovës, të paktën dy persona morën pjesë, Kurir mëson nga burimet e hetimeve të ngushta”, thonë burime të Kurir.

Burime të Kurir gjithashtu thotë se është simptomatike që asnjë nga kamerat e përmendura nuk ishte në jug të Mitrovicës dhe se nga ana jugore e komunës, e cila kontrollohet nga shqiptarët, ende nuk janë dërguar fotografi të kamerave të sigurisë nga Veriu, shkruan Express

Oliver Ivanoviqi, në zgjedhjet e fundit lokale, ka qenë lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”.

Ndonëse kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të qershorit të vitit 2017, ai kishte hequr dorë për shkak të numrit të madh të subjekteve politike nga bashkësia serbe, duke thënë se kjo do të sillte deri te shpërndarja e votave.

Gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, disa kandidatë për këshilltarë komunalë nga subjekti i tij politik, ishin tërhequr nga lista për shkak të kërcënimevese do t’i humbnin vendet e punës. Beogradi zyrtar, me këtë rast kishte mbështetur vetëm Listën Serbe.

Në fillim të vitit 2014, Ivanoviq ka qenë një prej kandidatëve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, kur edhe ishte arrestuar. Gjykata e Apelit, në shkurt të vitit 2017, kishte vendosur për gjykimin e sërishëm të Oliver Ivanoviqit, pasi që në vitin 2016 ishte dënuar me 9 vjet burg për krime të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjatë viteve 1999 dhe 2000.

Gjykimi i sërishëm kishte nisur me 24 mars të vitit 2017 dhe me 21 prill, Ivanoviqit i ishte hequr masa e arrestit shtëpiak dhe i ishte mundësuar mbrojtja nga liria.

Ivanoviq pas vetes ka lënë bashkëshorten Milenën dhe katër fëmijë.