Vuçiq ‘kërcënon’ pas arrestimit të Gjuriqit– ky ishte provokim brutal

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar në konferencë për media se arrestimi i Marko Gjuriq, ishte një provokim brutal, njofton Klan Kosova.

“Ky ishte një provokim brutal dhe i pamenduar”, pohoi Vuçiq në konferencën për media pas mbledhjes që zgjati mbi tri orë.

Ai ka deklaruar se zyrtarët serbë asnjëherë nuk kërkojnë leje nga organet në Kosovë.

“Ne nuk kërkojmë leje, ne vetëm i njoftojmë ata. Kështu e thotë edhe marrëveshja e Brukselit”.

Vuçiq ka shtuar se megjithatë “ne nuk kukasim ashtu siç bëjnë të tjerët”.

Aktin e arrestimit të Gjuriqit e ka quajtur edhe “një akt kriminal”.