Vështirësohen kërkimet për policin e zhdukur Armend Trena

Loading...

Sot janë bërë një javë që nga zhdukja e policit Armend Trena, ndërsa kolegu i tij Malsor Dashi është gjetur para dy dite.

Ekipet e Policisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë, me ndihmën e shumë klubeve të zhytësve e vullnetarëve po vazhdojnë kërkimet në lumin Lepenc, aty ku ka rënë vetura.

Mirëpo, sot moti me shi po ua vështirëson kërkimet për policin Trenën.

Po ashtu, pritet që të shkatërrohet tërësisht ura e improvizuar e “Bechtel Enkes”, vend ky ku dyshohet se mund të jetë polici.

FSK, Policia dhe zhytësit janë në vendin e ngjarjes. Pasi të ndalet shiu, do të vazhdojnë kërkimet.