‘Urime Kosovë’, thotë Haradinaj, kjo është arsyeja

Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj ka uruar të gjithë me rastin e marrjes së kryesimit të CEFTA-s nga Kosova.

Haradinaj ka thënë se me udhëheqjen e CEFTA-s, Kosova po merr përgjegjësitë e saj në skenën ndërkombëtare dhe po tregon gatishmëri për të qenë pjesë e barbartë dhe e përgjegjshme demokracive të zhvilluara, transmeton Indeksonline.

Ndryshe sot Kosova ka marrë zyrtarisht në Bruksel kryesimin e CEFTA-s, marrëveshje kjo më e rëndësishmja jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë, duke iu referuar kështu tregtisë së lirë në mes këtyre vendeve.

Ky është postimi i plotë:

Me udhëheqjen e CEFTA-s, Kosova po merr përgjegjësitë e saj në skenën ndërkombëtare dhe po tregon gatishmërinë për të qenë pjesë e barabartë dhe e përgjegjshme e demokracive të zhvilluara.

Urime Kosovë!

RH