Shqipëri: Kështu u shpëtuan 4 persona, pasi kishin mbetur në mes të ujit mbi makinë

Katër persona të bllokuar nga ujërat e lumit Vjosa, kishin hipur sipër makinës pa asnjë mundësi rrugëdaljeje. Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të forcave të shpëtimit, ata arritën të shpëtojnë.

Videon e aksionit e ka publikuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shprehur mirënjohjen për forcat e kërkim-shpëtimit, ndërsa thekson se 1594 persona në rrezik jete janë shpëtuar.

“Me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim – shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë pa pushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e diel sa më e qetë”, shkruan Rama.