Reshjet e mëdha të shiut, ja çka po ndodh me kërkimet për trupin e Armend Ternës në Lepenc

Loading...

Janë ndërprerë përkohësisht kërkimet për trupin e policit, Armend Trena, shkaku i reshjeve të mëdha të shiut, raporton KTV.

Ekipet e shpëtim-kërkimit kanë nisur operacionin e kërkimit sot në orën 9 të mëngjesit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se deri tani, kanë kontrolluar 7 ura në Lepenc, por nuk ka asnjë rezultat.

Gashi ka thënë se për momentin, ka reshje të mëdha dhe ekipet po pushojnë për të vazhduar tutje, sapo të përmirësohen kushtet atmosferike. Armend Trena dhe polici tjetër, Malsor Dashi, u aksidentuan javën e kaluar në magjistralen Han i Elezit-Kaçanik.

Trupi i pajetë i Malsor Dashit është gjetur të enjten dhe është varrosur të premten me ceremoni shtetërore.