Qytetarë shqiptarë mblidhen në pjesën jugore të urës së Ibrit

Qytetarë shqiptarë kanë nis të mblidhen në anën jugore të Urës në Mitrovicë. I pranishëm është edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.
Ndërkohë pas arrestimit të Marko Gjuriq, dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Situata në pjesën jugore aktualisht është e qetë, përderisa njësitet policore janë prezent.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicën Veriore pasi kishte hyrë në Kosovë pa marrë leje.