Quni paguhej për luftën që bënte në Koshare

Ministria e Mbrojtjes e atëhershme paguante angazhimin e eprorëve e nëneprorëve, raporton T7.
Anton Quni jo rrallë ka ndarë momente nga lufta e tij në Koshare, në Brigadën 138.

Atëherë komandant i forcave speciale të UÇK-së motivonte ushtarët në momentet jo të mira për ta.

Por Quni kishte edhe një motiv tjetër për angazhimin e tij në mbrojtje të atdheut.

Ky deputet që kohëve të fundit po e kritikon Xhavit Halitin se mori 8 milion marka nga fondet e luftës e që po thotë se ka edhe argumente për një gjë të tillë , merrte rrogë për angazhimin e tij.

Me urdhër të ish-udhëheqësit të Ministrisë së Mbrojtjes, së Republikës së Kosovës, Halil Bicajt bëheshin pagesat e pjesëmarrësve sipas gradave të tyre.

Eprorët dhe nëneprorët që gjendeshin në Shqipëri. Komandantë brigade, epror të lartë, të cilët paguheshin nga 1000 marka gjermane, këtu hyn edhe Anton Quni.

Në një dokument të siguruar nga FRONTAL i nënshkruar nga Bicaj shihet se eprorët e këtij profili poashtu paguheshin njejtë.

E paga më e vogël ishte 350 marka gjermane.

Këtë e merrnin civilët e inkuadruar në UÇK , që ishin në Shqipëri .

Grupi i tretë, i përfshinte pjesëtarët që gjendeshin në Kosovë,e që në bazë të gradave merrnin nga 500 ne 1000.

E Quni gjatë gjithë kohës ka ngritur shqetësim shpenzim të parave pa limite nga udhëheqësit e lartë ushtarak e që thotë se nuk i jepnin llogari askujt.