Presionin që ka prokuroria rreth vrasjes së Ivanoviqit, tregon politikani serb

Kur flitet për Kosovën flitet për ne, prandaj s’mund të qëndrojmë indiferentë. Kështu i ka thënë të përditshmes së Beogradit “Danas” politikani serb me ndikim nga Kosova, Momçillo Trajkoviq.

Trajkoviq ka shtuar se teza sipas të cilës presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka fituar në Kosovë mbi 80 për qind të votave të serbëve të Krahinës, siç ky e quan Republikën e Kosovës, prandaj edhe mbështetjen e pakontestueshme dhe blanko që të bëjë çfarë të do nuk është e pranueshme.

Ky lider serb ka paralajmëruar se bashkë me një grup serbësh të Kosovës me autoritet, më 30 janar do të shkojë në Beograd për t’u takuar me Aleksandar Vuçiqin.

“Jemi aq të mençur sa askush s’mund të na kalojë të etur nëpër ujë, madje as presidenti Vuçiq”, ka thënë Trajkoviq, dhe ka shtuar se “i vetmi njeri i cili ka kuptuar nevojën e organizimit autentik të serbëve të Kosovës e Metohisë ka qenë Zoran Gjingjiq, me të cilin qemë marrë vesh të organizohet Lëvizja për Kosovë e Metohi”, citon gazeta atë

Trajkoviq tha se Lista Serbe ia ka dhënë votën Kadri Veselit dhe “koalicionit të luftës të UÇK-së” dhe tani nuk shfrytëzohet kjo që “Koalicioni i luftës” varet nga vota e Listës Serbe si mjet presioni që Prokuroria e Serbisë të marrë pjesë në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.