Policia e Kosovës jep detajet nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka treguar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Isa Kastrati” në Prishtinë, rreth orës 18:30.

Borovci ka thënë se nuk ka persona të plagosur por vetëm një dritare e dëmtuar e një veture e cila ka ardhur si rezultat I shkrepjes me armë zjarri.

“Nuk ka ndonjë person të plagosur përveç dritares së dëmtuar që ka ardhur si rezultat i shkrepjes aty”, ka deklaruar Borovci për Blic.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës menjëherë pas njoftimit ka dalur në vendin e ngjarjes si dhe është duke u marrë me rastin.

“Rreth orës 18:30 e ka marrë Policia informacionin për një rast të gjuajtjes me armë të veturës në lëvizje dhe menjëherë pasi kemi marrë informacionin Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka fillu me i ndërmarrë veprimet e ekzaminimit dhe veprimeve të tjera operative që konsistojnë në personin ose personave të dyshuar të një veture prej të cilët supozohet se ka ardhur shkrepja, pastaj identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm, provave, dëshmive evidencave të cilat në një mënyre apo tjetër kishin mujt me i kontribu zbardhjes së rrethanave të plota të këtij rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Prishtinë.