Përfaqësuesit e “Hendikosit” i kërkojnë Hardinajt zbatimin e Ligjit për Paraplegjikët

Përfaqësuesit e ‘Hendikosit’ gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkuan nga shefi i qeverisë që të ushtrojë ndikimin e tij në bazë të kompetencave kushtetuese e ligjore që të zbatohet Ligji për Paraplegjikët dhe Tetraplegjikët, i cili mundëson një pagë minimale për personat ndihmës.

Ata thanë se Haradinaj është kryeministri i parë i cili i kishte pranuar në zyrë dhe kishte biseduar për hallet e tyre.

Nga ana e tij, kryeministri Haradinaj tha se shteti duhet t’i garantojë ata që në tregun ekonomik nuk hyjnë në kushte të barabarta, për shkak të nevojave të veçanta.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica ka thënë se Ligji për shumën e pagesës së personave ndihmës dhe funksionalizimi i Komisionit mjekësor do të adresohen gjatë javës së ardhshme për zgjidhje.